Trendy

Izraeli u kap në befasi nga negociatat SHBA-Iran

Para 18 orë

Izraeli nuk ishte në dijeni se Shtetet e Bashkuara dhe Irani mund të ishin pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës dhe për të rihapur lundrimin në Ngushticën e Hormuzit.

Kështu raporton Reuters duke cituar një burim izraelit të njohur me çështjen.

Sipas të njëjtit burim, që foli në kushte anonimiteti, Izraeli po përgatitej për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Ndërkohë, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme iraniane deklaroi se Irani po shqyrton propozimin amerikan për t’i dhënë fund luftës më shumë se dy mujore dhe se do t’ia përcjellë qëndrimin e tij Pakistanit, i cili po vepron si ndërmjetës.

Më herët, Axios raportoi se Shtëpia e Bardhë beson se është pranë arritjes së një memorandumi mirëkuptimi me Teheranin për përfundimin e luftës dhe hapjen e negociatave të reja bërthamore.

Sipas raportimit, marrëveshja do të përfshinte një moratorium iranian për pasurimin bërthamor, heqjen e disa sanksioneve amerikane dhe lirimin e miliarda dollarëve fonde iraniane të ngrira.

Axios raportoi gjithashtu se të dyja palët do të lehtësonin kufizimet për lundrimin në Ngushticën e Hormuzit.

Trending