Trendy

Mimoza Musa: Rinia është forca që do ta çojë përpara ndryshimin

Para 2 orë

Deputetja Mimoza Musa ka marrë pjesë në Forumin Rinor të VLEN-it, ku është prezantuar Rezoluta për përfaqësimin dhe avancimin e të rinjve. Ajo e ka cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një shoqërie më të drejtë dhe meritokratike, duke theksuar rolin kyç që rinia duhet të ketë në proceset politike dhe vendimmarrëse, përcjell tetova1

Në një moment që ajo e përshkruan si të rëndësishëm politik, Musa ka nënvizuar se bashkimi i VLEN-it në një subjekt të vetëm me vizion të përbashkët e bën edhe më të domosdoshëm përfshirjen aktive të të rinjve në zhvillimet e ardhshme.

Ajo ka vlerësuar energjinë, guximin dhe idetë e brezit të ri si shtysë për ndryshim, duke shtuar se angazhimi do të vazhdojë për t’u siguruar që zëri i tyre të dëgjohet dhe potenciali i tyre të kthehet në mundësi konkrete.

Postimi i plotë i deputetes Musa:

“Sot, së bashku me z.Izet Mexhitin,z.Bilall Kasamin, z.Bekim Salin, dhe z. Bekim Qokun mora pjesë në Forumin Rinor të VLEN-it, ku u prezantua Rezoluta për përfaqësimin dhe avancimin e të rinjve.Prezantimi i Rezolutës për përfaqësimin politik dhe avancimin e të rinjve është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një shoqërie më të drejtë dhe më meritokratike.

Në një moment të rëndësishëm politik, kur VLEN po bashkohet në një subjekt të vetëm me vizion të përbashkët, unë besoj fuqishëm se roli i të rinjve është kyç për të ardhmen që duam të ndërtojmë.

Energjia, guximi dhe idetë e brezit të ri janë forca që do ta çojnë përpara këtë ndryshim. Ne do të vazhdojmë të punojmë që zëri i tyre të dëgjohet dhe potenciali i tyre të kthehet në mundësi konkrete.

Rinia nuk është vetëm e ardhmja është e tashmja jonë”, përfundon Musa./tetova1.mk

Screenshot

Trending