Trendy

“Gjaku nuk pihet, dhurohet”, tatimmbledhësit dhurojnë gjak

Para 2 muaj

Në Drejtorinë e të Ardhurave Publike në Shkup, sot u zhvillua një aksion humanitar për dhurimin e gjakut, i cili u mbështet fuqishëm nga Instituti i Transfuzologjisë. Drejtori i institutit, Amir Elezi, me një dozë humori dhe shumë seriozitet profesional, theksoi se gjaku është më i vlefshëm kur dhurohet, sepse çdo pikë mund të shpëtojë jetë, përcjell tetova1

Nën organizimin e drejtoreshës Elena Petrova dhe zëvendësit Qemal Krosi, dhjetëra punonjës iu përgjigjën thirrjes për të dhuruar gjak. Elezi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, duke e cilësuar aksionin si një shembull të shkëlqyer solidariteti institucional.

“Gjaku nuk është për ta mbajtur në vena vetëm për vete, por për ta ndarë kur dikush tjetër ka nevojë. Dhurimi është akt që të bën hero pa kostum supermeni,” u shpreh Elezi, duke i ftuar edhe institucionet e tjera të vendit të ndjekin këtë shembull.

Ky aksion dëshmoi se humanizmi nuk është vetëm fjalë, por veprim konkret që sjell shpresë dhe jetë për pacientët në nevojë./tetova1.mk

Trending