Trendy

Prapaskena të çmendura: Fede Valverde humbi kujtesën, lojtarët e gjetën të gjakosur në tokë

Para 2 orë

Mesfushori Federico Valverde ka humbur kujtesën për disa gjëra pas përplasjes fizike me Aurelien Tchouamenin.

Ylli uruguain u dërgua në spital pas përplasjes me Tchouamenin dhe si pasojë edhe do të mungojë në “El Clasico” në vikend kundër Barcelonës.

Siç raporton “El Chiringuito”, që përcjell gazetari Fabrizio Romano – Valverdes i është kërkuar një javë pushim nga doktorët pasi u gjend në tokë i gjakosur në dhomën e zhveshjes.

“Pasi Fede ra në tokë dhe goditi kokën, ai ka humbur kujtesën për disa gjëra. Doktorët i kanë thënë që të pushojë së paku një javë nga stërvitjet dhe ndeshjet pas goditjes së madhe në kokë”.

“Lojtarët e gjetën Fede Valverden në tokë, duke qenë i gjakosur. Ai e goditi ballin në tavolinë”, raporton ai.

Ndërkohë, edhe Tchouameni pritet të suspendohet nga Real Madridi, derisa ende është e paqartë se cili do të jetë vendimi i klubit madrilen për dy lojtarët.

Trending