Irani ka krijuar një agjenci të re qeveritare për të autorizuar tranzitin dhe për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër Ngushtica e Hormuzit, duke ngritur shqetësime për lirinë e lundrimit në një nga korridoret më të rëndësishme detare në botë.
Sipas firmës së të dhënave detare Lloyd’s List Intelligence, autoriteti i ri quhet “Autoriteti i Ngushticave të Gjirit Persik” dhe po pozicionohet si institucioni i vetëm legjitim për të dhënë leje tranziti për anijet që kalojnë në këtë zonë strategjike.
Raporti i publikuar gjatë një konference online, të cituar edhe nga Associated Press, thekson se autoriteti iranian u ka dërguar me email kompanive detare formularë aplikimi për anijet që dëshirojnë të kalojnë nëpër ngushticë.
Lëvizja ka shkaktuar shqetësime në industrinë detare ndërkombëtare, pasi Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një pikë kyçe për tregtinë globale të naftës dhe gazit. Ekspertët paralajmërojnë se çdo kufizim apo kontroll i ri mbi tranzitin detar mund të ndikojë në zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit dhe në çmimet globale të energjisë.










