Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga ish ministi i punëve të jashtme Bujar Osmani, nënkryetari Faton Ahmeti dhe sekretari i përgjithshëm Arbër Ademi sonte ishin pjesë e pritjes së organizuar nga ambasadori i e BE-së në Shkup, Michalis Rokas në nderë të ditës së Europës. Ahmeti theksoi se rruga e vetme e Maqedonisë së Veriut mbetet vetëm ajo e Bashkimit Europan për të cilën Bashkimi Demokratik për Integrim është angazhuar në vazhdimësi dhe po këmbëngul që vendi sa më shpejtë të bëj ndryshimet kushtetuese dhe të debllogoj këtë proces jetik për vazhdimin e rrugëtimit drejtë BE-së.
Trending










