Trendy

Ndërron jetë Havishe Sadiku, nëna e dëshmorit Beqir Sadiku – Komandant Sllupçani

Para 3 orë

Ka ndërruar jetë Havishe Sadiku, nëna e dëshmorit të kombit Beqir Sadiku – Komandant Sllupçani, figurë e njohur e tre luftërave dhe rezistencës shqiptare.

Lajmin për vdekjen e nënës Havishe e kanë publikuar familjarët e saj, ndërsa kanë njoftuar se varrimi i të ndjerës do të bëhet të premten, pas namazit të xhumasë, në varrezat e fshatit Sllupçan.

Të afërm, bashkëfshatarë, miq dhe bashkëveprimtarë kanë shprehur ngushëllime për familjen Sadiku, duke kujtuar me respekt edhe veprën dhe sakrificën e dëshmorit Beqir Sadiku – Komandant Sllupçani, si dhe mikpritjen ndër vite të bashkëluftëtarëve të birit të saj tashmë dëshmor.

Trending