Trendy

A rrezikohet Maqedonia nga Hantavirusi? Flasin nga ISHP

Para 2 orë

Instituti i Shëndetit Publik informon se është duke monitoruar nga afër situatën me infeksionin Hantavirus, pas shfaqjes së rasteve midis pasagjerëve në një anije turistike në Atlantikun Jugor.

Aktualisht, nuk ka raste të regjistruara, pasagjerë ose kontakte të ngushta të lidhura me Maqedoninë, as nuk ka ndonjë indikacion për rrezik për shëndetin publik në vend. Instituti thekson se ky është një grumbull shumëkombësh rastesh, dhe Departamenti i Virologjisë në IShP ka reagjentë për zbulimin e këtij grupi virusesh.

“Nuk ka vend për asnjë lloj paniku, pasi nuk ekziston asnjë rrezik për qytetarët e Maqedonisë në këtë moment, gjë që është shumë e rëndësishme. Sektori për Epidemiologji në Institutin e Shëndetit Publik është në komunikim të përditshëm me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe me Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, dhe merr rregullisht të gjitha informacionet e nevojshme për çdo aktivitet që duhet ndërmarrë, për aq kohë sa kjo është e nevojshme. Që nga viti 2015, në Maqedoni janë diagnostikuar gjithsej 32 raste, prej të cilave tre kanë përfunduar me fatalitet.”, – deklaroi Maria Andonovska nga IShP.

Sipas të dhënave të publikuara nga OBSh-ja, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe autoritetet kombëtare shëndetësore, tetë raste të konfirmuara dhe të dyshuara janë regjistruar midis pasagjerëve në një anije turistike në Atlantikun Jugor dhe anëtarëve të ekuipazhit, përfshirë tre vdekje.

 

Ekzaminimet epidemiologjike, klinike dhe laboratorike janë duke vazhduar, dhe institucionet ndërkombëtare po kryejnë një hetim të koordinuar për të përcaktuar burimin e infeksionit dhe mënyrën e ekspozimit.

 

Sipas informacionit aktual, ekspozimi ka shumë të ngjarë të shoqërohet me jetesën në zona ku janë të pranishëm brejtësit – rezervuarët natyrorë të hantaviruseve. Këto viruse janë zoonotike dhe transmetohen më së shpeshti nëpërmjet thithjes së aerosoleve të kontaminuara, kontaktit me urinën, jashtëqitjet ose sekrecionet nga brejtësit e infektuar dhe kontaktit me sipërfaqet e kontaminuara. Transmetimi nga njeriu te njeriu është i rrallë dhe është konfirmuar vetëm në disa specie.

Trending