Trendy

NPK “Sharri” me paralajmërim të fundit: Do të largohen çezmat jashtë objekteve për të parandaluar keqpërdorimin e ujit

Para 2 orë

Ndërmarrja Publike Komunale “Sharri” në Tetovë ka njoftuar se ka filluar paralajmërimi i fundit për heqjen e çezmave të vendosura jashtë objekteve, në kuadër të masave për parandalimin e keqpërdorimit të ujit dhe menaxhimin e rrjetit të ujësjellësit, përcjell tetova1

Nga kjo ndërmarrje bëjnë të ditur se vendimi është marrë për shkak të rregullimit dhe menaxhimit të rrjetit të ujësjellësit, si dhe për respektimin e kushteve teknike, komunale dhe ligjore në fuqi.

Në njoftimin drejtuar banorëve dhe shfrytëzuesve të objekteve thuhet se të gjitha çezmat e vendosura jashtë objekteve duhet të largohen sa më shpejt, për të shmangur masa administrative, ndërprerje eventuale apo veprime të tjera nga ana e ndërmarrjes kompetente.

“Sot ka filluar paralajmrimi i fundit per heqjen e çezmave dhe për parandalimin e keqperdorimit te ujit.

Për Banorët / Shfrytëzuesit e Objektit

Njoftim për largimin e çeshmeve të vendosura jashtë objektit

Të nderuar,

Ju njoftojmë se, me urdhër dhe vendim të Ndërmarrja Publike Komunale “Sharri”, të gjitha çeshmet e vendosura jashtë objektit duhet të largohen në afatin më të shkurtër të mundshëm.

Ky vendim është marrë për shkak të rregullimit dhe menaxhimit të rrjetit të ujësjellësit, si dhe për respektimin e kushteve teknike, komunale dhe ligjore në fuqi.

Kërkojmë nga të gjithë banorët dhe shfrytëzuesit e objektit që të veprojnë menjëherë dhe të bëjnë largimin e çeshmeve brenda afatit të përcaktuar, me qëllim të shmangies së masave administrative, ndërprerjeve eventuale apo veprimeve të tjera nga ana e ndërmarrjes kompetente.

Mosrespektimi i këtij njoftimi do të konsiderohet shkelje e rregullave komunale dhe do të trajtohet sipas procedurave në fuqi.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, përfundojnë nga Ndërmarrja Publike Komunale “Sharri”./tetova1.mk

Trending