Trendy

Këshilltari i Mojtaba Khamenei: Hormuzi është po aq i vlefshëm sa bomba atomike

Para 3 orë

Këshilltari i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohammad Mohber tha sot se Ngushtica e Hormuzit, me rëndësi strategjike, përfaqëson një mundësi po aq të vlefshme sa bomba atomike.

Ai theksoi se të kesh në dorë një rast të tillë që ndikon ekonominë globale, është një mundësi e shkëlqyer. Ai iu referua gjithashtu mundësisë së ndryshimit të statusit ligjor të Ngushticave bazuar në të drejtën ndërkombëtare.

“Për vite me radhë, ne e kemi anashkaluar avantazhin e Ngushticës së Hormuzit. Ngushtica e Hormuzit është një mundësi po aq e vlefshme sa bomba atomike. Të kesh në duart tona një vendndodhje që na lejon të ndikojmë në ekonominë globale me një vendim të vetëm është një mundësi e shkëlqyer dhe në asnjë rrethanë nuk do të humbasin fitimet e kësaj lufte”, tha Mohammad Mohber, një këshilltar i Mojtaba Khamenei-t, udhëheqësit të ri suprem të Iranit, në një video të publikuar nga agjencia e lajmeve Mehr.

Përleshjet shpërthyen përsëri sot në Hormuz midis Iranit dhe SHBA-së, ndërsa Uashingtoni është ende në pritje të përgjigjes së Teheranit ndaj propozimit të tij të fundit për një fund përfundimtar të armiqësive.

Më herët gjatë pasdites, agjencia e lajmeve Tasnim, duke cituar një burim ushtarak, raportoi se tani kishte “qetësi” në Gjirin Persik, por nëse amerikanët tentojnë të hyjnë përsëri ose të shkaktojnë probleme për anijet iraniane, ekziston mundësia” që përleshjet të rifillojnë.

Trending