Trendy

Koalicioni VLEN do ta mbajë sot kongresin për unifikim në një parti politike

Para 1 muaj

Koalicioni VLEN sot do të mbajë kongresin në Shkup, ku zyrtarisht do të unifikohet në një subjekt të vetëm politik, me një emër, drejtim dhe program të përbashkët. Ky proces pritet të finalizohet me pjesëmarrjen e rreth 850 delegatëve, të cilët do të votojnë për unifikimin e pesë subjekteve politike në një organizatë të vetme.

Përfaqësues të këtij koalicioni e cilësojnë këtë hap si përfundim të një periudhe të gjatë fragmentimi politik dhe si një përpjekje për të krijuar një përfaqësim më të konsoliduar të shqiptarëve. Ata theksojnë se zgjedhja e 9 majit ka simbolikë të veçantë, duke qenë se përkon me Ditën e Evropës, që lidhet me idenë e bashkimit dhe bashkëpunimit.

Kujtomë se bashkimi i partive LD, BESA, ASH, LVV dhe Alternativa po paralajmërohet me muaj. Më 7 mars 2026, në Kosovë liderët e partive u takuan me kryeministrin kosovar, Albin Kurti nga ku dhanë mesazhin që më në fund po bëhen një parti.

Më herët, partitë në fjalë morën vendime për shkrirjen e organeve partiake me qëllim të bashkimit.

Trending