Trendy

Ministri Perinski ndan miliona për komunat maqedonase, asnjë komunë shqiptare (Dokument)

Para 2 orë

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, ka ndarë miliona denarë për projekte komunale dhe rajonale për vitin 2026, por në listën e përfituesve nuk figuron asnjë komunë me shumicë shqiptare.

Dokumentet zyrtare deri tek të cilat ka arritur PortaliX tregojnë se Ministria për Vetëqeverisje Lokale ka miratuar projekte në vlerë prej mbi 74 milionë denarësh, të dedikuara për “zvogëlimin e dallimeve ndërmjet rajoneve dhe rritjen e konkurrueshmërisë rajonale”.

Megjithatë, lista e përfituesve përfshin kryesisht komuna dhe qendra rajonale maqedonase, ndërsa mungojnë komunat shqiptare.

Sipas dokumenteve, fondet janë ndarë për:

•           rikonstruksion rrugësh,

•           pajisje komunale,

•           automjete për ndërmarrje publike,

•           sisteme fotovoltaike nëpër shkolla,

•           projekte për efikasitet energjetik,

•           si dhe investime të tjera infrastrukturore.

Në mesin e projekteve të aprovuara janë:

•           centrale fotovoltaike në shkolla në Sveti Nikollë,

•           rikonstruksion rrugësh në Bosilovë, Gjevgjeli dhe Dojran,

•           pajisje komunale për Demir Hisar,

•           investime infrastrukturore në Karbinci dhe komuna tjera.

Dokumentet janë pjesë e vendimit të nënshkruar nga ministri Zllatko Perinski më 24 prill 2026.

PortaliX ka dërguar pyetje deri tek Ministria e Vetëqeverisjes Lokale pas çka do të publikojë qëndrimin e tyre zyrtar lidhur me këtë anashkalim.

Trending