Trendy

Azir Aliu: Dita e Europës merr kuptim të ri politik, VLEN konfirmon rrugën europiane

Para 1 muaj

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, përmes një postimi publik ka theksuar se Dita e Europës këtë vit po merr një kuptim të ri politik, duke e lidhur atë me vizionin dhe orientimin politik të VLEN-it, përcjell tetova1

Aliu ka vlerësuar se sot po jepet një mesazh i fuqishëm për të ardhmen europiane të vendit, duke potencuar se ajo nuk ndërtohet me pritje pasive, por me punë, përgjegjësi dhe politika të ndershme.

Ai ka theksuar se VLEN po vendos një vijë politike të bazuar në dinjitet, barazi dhe zhvillim që reflektohet në jetën e përditshme të qytetarëve.

Postimi i plotë:

“Dita e Europës merr kuptim të ri politik – VLEN sot e konfirmon rrugën e vlerave europiane!

Sot jepet një mesazh i fuqishëm se e ardhmja europiane nuk pritet me duar kryq, por ndërtohet me punë, përgjegjësi dhe politika të ndershme. VLEN e vendos vijën politike të dinjitetit, barazisë dhe zhvillimit që ndihet në përditshmëri.

Europe Day – Founding Day. VLEN”, përfundon Aziri./tetova1.mk

 

Trending