Pas një denoncimi paraprak në SPB Veles nga një qytetar, fëmija i mitur i të cilit ndodhej në autobus me targa të Shkupit, në pronësi të një personi juridik nga Shkupi, i cili po kthehej nga ekskursioni, se autobusi disa herë kishte pasur defekt gjatë rrugës, më 08.05.2026 në orën 22:50, në pikëpagesën “Otovicë”, në autostradën Veles-Shkup, nga nëpunës policorë të SPB Veles, ishte ndaluar autobusi “Setra” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.Gj. (43) nga Shkupi.
Siç kumtoi MPB-ja, autobusi është konfiskuar dhe dërguar në stacionin e kontrollit teknik për konstatimin e gjendjes së tij teknike. Udhëtarët, me një autobus tjetër, janë transportuar në mënyrë të sigurt deri në destinacionin përfundimtar.
Pas kompletimit të plotë të rastit dhe përfundimit të kontrollit të jashtëzakonshëm teknik do të parashtrohen parashtresa përkatëse.










