Në Gjykatën Themelore Penale sot fillon procesi gjyqësor kundër 13 nëpunësve policor dhe shefave nga DPB Koçan dhe SPB Shtip, të cilët akuzohen për rrezikim të sigurisë së përgjithshme lidhur me zjarrin në diskotekën “Puls”.
Sipas pretendimeve në lëndën, më 16 mars të akuzuarit ishin kujdestarë, por njëkohësisht ishin edhe të angazhuar në diskotekë. Natën kritike kur shpërtheu zjarri, nëpunësit policorë as nuk e ndërprenë festën dhe as nuk parandaluan aktivizimin e piroteknikës.
Aktakuzën në procedurën gjyqësore e përfaqëson prokurorja Spasenka Andonova, nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.










