Trendy

Pagesa për komisionet zgjedhore, KSHZ siguron mjete për komunat me llogari të bllokuara

Para 2 orë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme miratoi vendim për pagesën e mjeteve për anëtarët e komisioneve komunale zgjedhore dhe anëtarët e këshillave zgjedhore për zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e përsëritura në 11 komuna që kanë llogari të bllokuara.

Bëhet fjalë për 107.201.924 denarë për komunat Haraçina, Dellçeva, Pehçeva, Tetova, Struga, Krivogashtani, Vasileva, Zhelina, Gostivari, Vrapçishti dhe Zërnovci, ndërsa mjetet do të transferohen në llogaritë e dedikuara të komunave për zgjedhjet lokale.

Siç sqaroi kryetari i KSHZ-së, Bojan Mariçiq, mjetet i janë transferuar Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve me vendim të Qeverisë.

Zgjedhjet lokale në vend u mbajtën më 19 tetor, ndërsa rrethi i dytë u zhvillua më 2 nëntor 2025.

Zgjedhje të përsëritura pati në katër komuna, përfshirë edhe Gostivari, më 11 janar të këtij viti.

Trending