Trendy

Dy fshatra të Tetovës nesër do të mbeten pa energji elektrike

Para 2 orë

Nesër do të ketë ndërprerje të planifikuara të furnizimit me energji elektrike në dy fshatra të Tetovës, njoftojnë shërbimet kompetente, përcjell tetova1

Pa energji elektrike më 12 maj 2026, në periudhën nga ora 09:00 deri në ora 14:00, do të mbeten pjesë të fshatrave Saraqinë dhe Çegran.

Në Saraqinë, ndërprerja do të përfshijë objektet që ndodhen pranë xhamisë, ndërsa në Çegran pa energji elektrike do të mbeten objektet përballë varrezave të fshatit.

Nga elektrodistribucioni apelojnë që qytetarët t’i kryejnë me kohë obligimet që varen nga energjia elektrike dhe të kenë mirëkuptim për shkak të punimeve të planifikuara në rrjet./tetova1.mk

Trending