Trendy

Faruk Jashari nga Lëvizja Arbëria emërohet zv/drejtor i Entit Shtetëror të Statistikës

Para 2 orë

Bekim Fazliu nga Lëvizja Arbëria nëpërmjet një postimi në facebook ka uruar Faruk Jasharin për marrjen e postit zv drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, post ky që i është premtuar Lëvizjes Arbëria nga VLEN.

Urime mikut dhe kuadrit tonë, z. Faruk Jashari nga Kumanova, për emërimin në detyrën e zëvendësdrejtorit të Entit Shtetëror të Statistikës.

Ky është një vlerësim i merituar për një kuadër të përkushtuar, serioz dhe me integritet profesional, i cili me përvojën, korrektësinë dhe angazhimin e tij pritet të japë kontribut të rëndësishëm në forcimin e këtij institucioni me rëndësi të veçantë për shqiptarët, shtetin dhe qytetarët.

Jemi të bindur se me energjinë, profesionalizmin dhe qasjen e tij konstruktive, Enti Shtetëror i Statistikës do të avancojë në drejtim të rritjes së efikasitetit, transparencës dhe besueshmërisë institucionale, veçanërisht në rikthimin e besimit të qytetarëve shqiptarë ndaj këtij institucioni.

I urojmë z. Faruk Jashari shumë suksese, shëndet dhe punë të mbarë në këtë përgjegjësi të rëndësishme.

Njëkohësisht, shprehim respekt dhe mirënjohje për VLEN-in, si dhe për zëvendëskryeministrin e parë z. Bekim Sali dhe kryetarin e Komisionit Kadrovik z. Bashkim Murtezi, për qasjen serioze, korrekte dhe profesionale në këtë proces.

Trending