Bilall Kasami në një intervistë për “360 shkallë”, ka folur për kryesinë e VLEN-it dhe mënyrën se si do të merren vendimet, përcjell tetova1
Kasami tha se modeli i udhëheqjes së VLEN-it pasqyron realitetin e më shumë partive. Ai tha se në VLEN nuk do të uzurpohet pozita e kryetarit të partisë.
“Mendoj se është një model që pasqyron realitetin e të ardhurit nga pesë struktura të ndryshme ku secila strukturë dëshiron të jetë pjesë e vendimmarrjes së entitetit të ardhshëm. Dhe nuk është vetëm modeli i dy kryetarëve. Modeli ynë i udhëheqjes, menaxhimit të VLEN-it është më kompleks, ku vendimet do të merren me konsensus, dhe nëse konsensusi nuk është i mundur, katër do të jenë “pro” një vendimi. Pra, për ne, kjo është njëfarë mbrojtjeje nga kushdo, qoftë unë, qoftë z. Mexhiti, apo kushdo tjetër në këtë kryesi të ngushtë, që përpiqet të uzurpojë pozicionin”.
“Katër me një. Dhe për këtë arsye ky është shembulli më i mirë se në VLEN nuk do të ketë uzurpim të pozicionit. Pra, në situatën nëse unë nuk pajtohem me një vendim, dhe katër anëtarët e tjerë të kësaj kryesie të ngushtë janë unanimë, atëherë vendimi do të merret. Pra, ky është shembulli më i mirë se si mund të kemi një parti politike, një entitet që do t’u shërbejë anëtarëve, do t’u shërbejë qytetarëve, do t’u shërbejë shqiptarëve”, tha Kasami./tetova1.mk










