Trendy

Shkëndija e Haraçinës deklasoi Novacin, gati për balotazh me Pelisterin ose AP Breran!

Para 1 muaj

Futbollistët e Shkëndijës së Haraçinës sot kanë deklasuar Novacin me rezultat 5:1 dhe me tre pikë të reja renditen në vendin e tretë me 66 pikë, vend që siguron balotazhin për ngjitje në elitën e futbollit e Maqedoni.

Golat për kuqezinjtë e Haracinës i shënuan: Desnic (1) dhe nga dy gola realizuan Nazifi e Livareka.

Në takimet tjera, Bregallnica fitoi me rezultat të lartë 0-3 osogovën në Kocani, kurse Skopje si mysafir shkatërroi G. Konjari me rezultat 1-7. Ndeshja Detonit-Ohrid nuk u luajt për shkak të kushteve klimatike me shi.

Në javën e fundit takohen: Bregallnica-Pobeda, kurse Shkëndija si mysafire luan në Kamenicë me sasën, Skopje në teren të vet e pret Detonitin.

Shtipjanët me fitore kualifikohen në ligën e parë, ndërsa Skopje dhe Shkëndija do të luajnë në balotazh me Pelisterin ose AP Brera.

Trending