Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë emocionet e saj pas koncertit të mbajtur në Tiranë, një mbrëmje që u prit me entuziazëm të madh nga fansat.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja falënderoi publikun për mbështetjen dhe energjinë e dhuruar gjatë performancës.
“Nga ëndrra në realitet 🙏 Ju dua! FALEMINDERIT 🤍🥹”, ka shkruar Dafina, duke shoqëruar mesazhin me pamje nga koncerti madhështor në kryeqytetin shqiptar.

Koncerti në Tiranë mblodhi qindra fansa, të cilët kënduan së bashku hitet më të njohura të artistes, ndërsa atmosfera u karakterizua nga emocione të forta dhe duartrokitje të vazhdueshme.













