Trendy

Tensione të reja në rajon, Arabia Saudite rrëzon tre dronë të ardhur nga Iraku

Para 4 orë

Arabia Saudite ka njoftuar se ka interceptuar dhe shkatërruar tre dronë që hynë në hapësirën e saj ajrore nga territori i Irakut në orët e para të së dielës.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Ministrisë saudite të Mbrojtjes, gjeneralmajori Al-Maliki, i cili tha se autoritetet saudite “rezervojnë të drejtën për t’u përgjigjur në kohën dhe vendin e duhur”.

Në deklaratën e publikuar në platformën “X”, Arabia Saudite theksoi se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e vendit.

“Arabia Saudite do të marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u përballur me çdo përpjekje për të shkelur sovranitetin, sigurinë e Mbretërisë dhe sigurinë e qytetarëve dhe banorëve të saj”, thuhet në deklaratë.

Incidenti vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, pasi më herët gjatë së dielës u raportua se edhe centrali i vetëm bërthamor i Emirateve të Bashkuara Arabe ishte goditur nga një dron.

Trending