Ousmane Dembélé ka shkaktuar alarm të madh te Paris Saint-Germain dhe te Kombëtarja franceze, pasi u dëmtua gjatë ndeshjes së kampionatit mes Paris FC dhe PSG-së.Ylli francez la fushën e lojës i dëmtuar në minutën e 27-të, duke u zëvendësuar menjëherë nga Gonçalo Ramos.
Pas incidentit, Dembele u drejtua drejt e në dhomat e zhveshjes pa dhënë ndonjë deklaratë, teksa shqetësimi rreth gjendjes së tij u shtua menjëherë. Ende nuk dihet natyra e saktë e dëmtimit. Ekzaminimet mjekësore që do të kryhen në orët në vazhdim pritet të sqarojnë nëse bëhet fjalë për një problem muskulor apo diçka më serioze.
Në rastin më të keq, ky dëmtim mund t’i kushtojë Dembeles pjesëmarrjen në finalen e Champions League si dhe në Kupën e Botës 2026 me Francën.Drejtuesit e PSG-së dhe Federata Franceze e Futbollit ndodhen tashmë në ankth të madh. Dembele ka qenë një nga lojtarët më në formë këtë sezon dhe humbja e tij do të ishte goditje e rëndë për të dy skuadrat.
PSG nuk ka dhënë ende detaje zyrtare, por pritet që klubi të dalë me një komunikatë mjekësore në orët e ardhshme. Ndërkohë, frika qëndron se një dëmtim i ri mund t’i prishë planet ambicioze të “Les Bleus” në Botëror.










