Komuna e Tetovës ka njoftuar qytetarët se nesër, më 19 maj 2026, do të realizohen punime ndërtimore në shëtitoren e pjesës së rikonstruktuar të rrugës “Boris Kidriç”, përcjell tetova1
Sipas njoftimit, qytetarëve u bëhet apel që të mos parkojnë automjetet në anën e djathtë të rrugës, në pjesën ku ndodhet edhe restoranti “Brumarte”, në mënyrë që punimet të zhvillohen pa pengesa dhe në kushte të sigurta.
“Nesër (19.05.2026) do të kryhen punime ndërtimore në shëtitoren e pjesës së rikonstruktuar të rrugës “Boris Kidriç”. Lusim qytetarët që të mos parkojnë automjete në anën e djathtë të rrugës, aty ku ndodhet edhe restoranti “Brumarte”, me qëllim që aktivitetet e punës të zhvillohen pa pengesa dhe në mënyrë të sigurt. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!”, theksojnë nga Komuna e Tetovës./tetova1.mk







