Djalë dëshmori dhe i rritur me krenarinë për sakrificën më të madhe për atdheun, Betim Zhllanoga ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 49.
Ai thekson se rruga e tij politike mbështetet mbi idealet e trashëguara nga familja dhe mbi përgjegjësinë për t’i shërbyer qytetarëve me ndershmëri dhe përkushtim.
“Emri i babait mbetet amanet, ndërsa rruga drejt së ardhmes kërkon punë, përgjegjësi dhe zë të fortë për njerëzit”, shprehet Zhllanoga.
Sipas tij, bijtë e dëshmorëve nuk trashëgojnë vetëm mbiemrin, por edhe obligimin moral për ta mbrojtur dhe ndërtuar vendin me dinjitet e vizion për të ardhmen.
Betim Zhllanoga garon në këto zgjedhje si kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me numrin 49.












