Trendy

Filmoi futbollistet femra duke u zhveshur, UEFA përjashton trajnerin

Para 33 minuta

UEFA ka vendosur ndalim të përjetshëm ndaj ish-trajnerit të ekipit të femrave të FC Slovacko, Petr Vlaçovski, pasi ai u shpall fajtor për filmimin e lojtareve duke u zhveshur pa dijeninë e tyre.

Sipas vendimit të UEFA-s, Vlaçovski nuk do të lejohet më të ushtrojë asnjë aktivitet të lidhur me futbollin. Po ashtu, institucioni më i lartë evropian i futbollit i ka kërkuar FIFA që ndalimi të zgjerohet në nivel ndërkombëtar, ndërsa Federatës Çeke të Futbollit (FACR) t’i revokohet licenca e trajnerit.

Skandali u bë publik pas raportimit të The Athletic në muajin prill, ku thuhej se trajneri 42-vjeçar kishte përdorur një kamerë të vogël të fshehur në çantën e shpinës për të regjistruar fshehurazi lojtaret në dhomat e zhveshjes.

image-203

Sipas raportit, të paktën 15 lojtare janë filmuar gjatë periudhës 2019–2023, para dhe pas stërvitjeve apo ndeshjeve, teksa bënin dush ose ndërroheshin. Viktima më e re ishte vetëm 17 vjeçe.

Trending