Trendy

Një tërmet i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda

Para 2 orë

Një tërmet me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter goditi Turqinë, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash, 21 kilometra nga qyteti i Malatya-s, në lindje të Turqisë.

Deri më tani, nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale. Sipas dëshmitarëve okularë të publikuar në faqen e internetit të EMSC, tërmeti ishte i fortë dhe lëkundjet u ndjenë si në Siri ashtu edhe në Qipro.

Trending