Më 19.05.2026, rreth orës 18:00 në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga Tetova, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”, sipas nenit 236 të Kodit Penal.
Sipas policisë, ai dyshohet se gjatë dy javëve të fundit ka kryer vjedhje në disa xhami, ndërsa rasti i fundit ka ndodhur në një xhami në rrugën “176” në Tetovë, ku me përdorim force ka thyer kasafortën metalike të donacioneve dhe ka marrë para nga ajo.
I mituri është ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.
Trending










