Trendy

Bien çmimet e naftës pasi Trump deklaroi se lufta mund të përfundojë shumë shpejt

Para 12 orë

Çmimet e naftës shënuan rënie pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sërish se lufta me Iran mund të përfundojë shumë shpejt.

Deri në orën 04:10 GMT, kontratat e ardhshme të naftës bruto Brent ranë me 0.8 për qind në 110.40 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane West Texas Intermediate pësoi rënie prej 0.6 për qind, duke zbritur në 103.48 dollarë për fuçi.

Analisti i lartë i kërkimit të naftës në LSEG, Emril Jamil, deklaroi për Reuters se tregu po reagon ndaj mundësisë së një marrëveshjeje dhe zhvillimeve gjeopolitike.

Sipas tij, edhe nëse arrihet një marrëveshje, çmimet mund të mbeten të larta pasi furnizimi me naftë nuk pritet të rikthehet menjëherë në nivelet para konfliktit.

Një ditë më parë, tregjet e naftës kishin rënë me afro 1 dollar për fuçi pasi zëvendëspresidenti amerikan JD Vance deklaroi se SHBA-ja dhe Irani kishin bërë përparim në bisedime.

Trending