Një kamerier në një lokal hotelerik në Çarshi është sulmuar fizikisht, nga një klient që ka qenë brenda objektit. Këtë rast e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.
“Më datë 14.03.2024 në ora 22.45 në SPB Shkup, U.D.(24) nga Shkupi ka denoncuar se në Çarshinë e Vjetër në Shkup, para objektit hoteletik ku ka qenë duke punuar, është sulmuar fizikisht nga një person – klient në objekt”, thuhet në njoftim.
Nga MPB-ja shtojnë se ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.