Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

“Asnjë deputet nuk na përfaqëson” – Protestuesit në Shqipëri drejt krijimit të “Kuvendit Qytetar” me 500-600 anëtarë

“Asnjë deputet nuk na përfaqëson” – Protestuesit në Shqipëri drejt krijimit të “Kuvendit Qytetar” me 500-600 anëtarë

Protestuesit që prej javësh mblidhen para Kryeministrisë po hedhin hapat për krijimin e një Kuvendi Qytetar, një strukturë që, sipas tyre, do të përfaqësojë zërin e qytetarëve, pasi besojnë se asnjë nga deputetët e Kuvendit nuk i përfaqëson më.

Aktivisti Ilir Xhemalaj bëri të ditur se Kuvendi do të përbëhet nga rreth 500-600 anëtarë, të përzgjedhur nga grupimet dhe rrymat që janë bërë pjesë e protestës.

Sipas tij, bëhet fjalë për një Kuvend apolitik, i cili nuk synon të krijojë një forcë politike, por të shërbejë si forum qytetar për hartimin e ideve dhe platformës së asaj që protestuesit e quajnë “Shqipëria e Re”.

Xhemalaj theksoi se kriteret kryesore për anëtarësim janë që pjesëmarrësit të mos kenë mbajtur poste të larta në qeveri apo opozitë dhe të mos jenë të përlyer me korrupsion apo tendera.

Ai nënvizoi gjithashtu se Kuvendi aktual nuk i përfaqëson protestuesit, duke e cilësuar të delegjitimuar, ndërsa shtoi se në nismë nuk do të përfshihen as deputetët e partive të reja, pasi synimi është krijimi i një përfaqësimi tërësisht qytetar, jashtë politikës tradicionale./Vna.al

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme