Trendy

Mexhiti: Qeveria ia kalon pronësinë e tokës së Sheshit “Skënderbeu” Komunës së Çairit, hapet rruga për fazën e tretë

Para 3 orë

Qeveria ka miratuar vendimin për kalimin e pronësisë së tokës së Sheshit “Skënderbeu” te Komuna e Çairit, duke hequr pengesën e fundit administrative për realizimin e fazës së tretë të këtij projekti, përcjell tetova1

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti përmes një postimi, ku thekson se me këtë vendim krijohen të gjitha kushtet për nisjen e procedurave të tenderimit dhe fillimin e punimeve.

“Sot, Qeveria miratoi vendimin për kalimin e pronësisë së tokës së Sheshit “Skënderbeu” te Komuna e Çairit.

Me këtë vendim hiqet pengesa e fundit administrative dhe hapet rruga për realizimin e fazës së tretë të Sheshit “Skënderbeu”.

Ky është një hap i rëndësishëm që e afron edhe më shumë kompletimin e njërit prej projekteve më të rëndësishme për shqiptarët në Shkup. Tashmë janë krijuar të gjitha kushtet që shumë shpejt do hapet tenderimi që të nisin punimet, dhe Sheshi “Skënderbeu” të marrë formën që e meriton”, ka shkruar Mexhiti./tetova1.mk

Trending