Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Sulejmani: Kultura është themeli mbi të cilin ndërtojm identitetin!

Sulejmani: Kultura është themeli mbi të cilin ndërtojm identitetin!

Sedat Sulejmani ka reaguar pasi mori besimin e bashkëkryetarëve dhe Kryesisë së VLEN-it për të ushtruar detyrën e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë, duke theksuar se do ta ushtrojë detyrën me përgjegjësi dhe përkushtim, përcjell tetova1

Sulejmani theksoi se kultura është themeli mbi të cilin ndërtohet identiteti, krijimtaria dhe e ardhmja e përbashkët, ndërsa premtoi se do të punojë së bashku me artistët, punonjësit e kulturës dhe qytetarët për të krijuar një ambient kulturor më të zhvilluar, më gjithëpërfshirës dhe më dinjitoz.

Postimi i plotë i Sulejmanit:

“Me përgjegjësi të madhe dhe me mirënjohje e pranoj besimin e dhënë nga bashkëkryetarët dhe Kryesia e VLEN-it për të ushtruar detyrën e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit.

Kultura është themeli mbi të cilin ndërtojmë identitetin, krijimtarinë dhe të ardhmen tonë të përbashkët.

Reklamë

Do të punoj me përkushtim që, së bashku me artistët, punonjësit e kulturës dhe të gjithë qytetarët, të krijojmë një ambient kulturor më të zhvilluar, më gjithëpërfshirës dhe më dinjitoz për të gjithë.

Punët e mira që i nisëm në fillim të mandatit, i vazhdojmë me më shumë përgjegjësi dhe vullnet.

Faleminderit për besimin! 🤝”, ka shkruar Sulejmani./tetova1.mk

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme