Një mosmarrëveshje në komunikacion në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit ka përfunduar me një përleshje fizike mes tre grave, ndërsa rasti është denoncuar në polici, përcjell tetova1
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, pas një debati të mëparshëm në komunikacion, ka shpërthyer një përleshje mes një 30-vjeçareje nga Shkupi, në njërën anë, dhe dy grave të moshës 51 dhe 21 vjeç, në anën tjetër.
Të tria të përfshirat në incident janë banore të Shkupit.
Nga MPB njoftojnë se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa pas përfundimit të hetimeve do të pasojnë kallëzimet përkatëse ndaj personave të përfshirë./tetova1.mk










