Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, përmes një konference për shtyp në Kuvend ka njoftuar se kanë dorëzuar amendamente dhe do të bllokojnë Kodin Zgjedhor nëse diasporës nuk i lejohet që në mënyrë elektronike ose me postë të votojë edhe në zgjedhjet lokale, njofton Pa Censurë.
Sela akuzoi edhe partitë shqiptare, VLEN dhe BDI se kanë nënshkruar bashkë me VMRO-në për të përjashtuar diasporën shqiptare nga zgjedhjet lokale që të mos kenë ndikim në komunat e rëndësishme si Kërçova, Bërvenica, Buteli.
Doke folur për propozimet e tjera, Sela tha se votimi elektronik i diasporës në zgjedhjet presidenciale ka për qëllim zbehjen e ndikimit të shqiptarëve dhe arritjen e cenzusit sa më lehtë, ndërsa me votimin në parlamentare në njësi të veçantë Sela tha se duan që diasporën që ta mbajnë sa më larg proceseve politike në vendlindje./PaCensurë
Trending










