Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se gjatë sezonit veror po intensifikohen punimet në projektet infrastrukturore, duke shfrytëzuar qarkullimin më të ulët të automjeteve për realizimin më të shpejtë të investimeve publike.

Sipas tij, vera nuk përfaqëson periudhë pushimi për projektet, por kohën kur puna në terren zhvillohet me ritëm të shtuar, me qëllim që ndërhyrjet të përfundojnë sa më shpejt dhe me sa më pak pengesa për qytetarët.
Një nga kantieret ku puna po vazhdon pa ndërprerje është rruga “Ferid Murat” në Komunën e Çairit. Mexhiti theksoi se investimet infrastrukturore mbeten prioritet i komunës, duke nënvizuar se zhvillimi i qytetit arrihet përmes punës konkrete dhe rezultateve të prekshme.
“Po e shfrytëzojmë qarkullimin më të ulët për të përshpejtuar punimet dhe për t’i përfunduar ato me sa më pak pengesa për qytetarët. Qyteti nuk ndërtohet me fjalë, por me punë që shihet dhe me rezultate që mbeten”, ka shkruar Mexhiti.

Ai ka shtuar se angazhimi për modernizimin e infrastrukturës do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, me synimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së banorëve të Çairit.










