Trendy

Çmimet e shërbimeve hotelierike gjatë qershorit u rritën me 2.6%

Para 36 minuta

Çmimet e shërbimeve hotelierike në Maqedoni vazhdojnë të rriten në qershor. Sipas të dhënave të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave, ato janë 0.2 përqind më të larta krahasuar me majin e këtij viti, ndërsa në bazë vjetore, krahasuar me qershorin e vitit 2025, rritja është 2.6 përqind, transmeton Portalb.mk.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, pra në periudhën janar – qershor 2026, çmimet e shërbimeve të ushqimit u rritën me 2.8 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Krahasuar me dhjetorin e vitit 2025, rritja është 0.8 përqind.

Në bazë mujore, rritja më e madhe u regjistrua te pijet alkoolike, çmimet e të cilave janë më të larta me 0.3 përqind. Çmimet e ushqimit dhe të qëndrimeve me natë u rritën me 0.2 përqind, ndërsa pijet joalkoolike u rritën me 0.1 përqind.

Të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se çmimet në sektorin e ushqimit vazhdojnë të rriten gradualisht, si në bazë mujore ashtu edhe në bazë vjetore.

Trending