Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tetovë, te rrethrrotullimi pranë rrugës së varrezave, në aksin që të çon drejt Kodrës së Diellit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e policisë, të cilat po kryejnë hetimet dhe po rregullojnë qarkullimin në këtë pjesë të rrugës.
Për momentin nuk ka informacione zyrtare për të lënduar apo për shkaqet e aksidentit. Pritet që autoritetet kompetente të japin më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve./Pacensure










