Trendy

Hajredini ironizon protestën e BDI-së: Nesër do të ecin nga “Marshall Tito” në “JNA”, emrat e rrugëve nuk i kanë ndryshuar kurrë

Para 4 orë
Ish-ministri i Financave, Xhevdet Hajredini, ka ironizuar protestën e paralajmëruar të BDI-së, duke iu referuar emërtimeve të vjetra të rrugëve në Tetovë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hajredini shkruan se protestuesit e BDI-së, njësoj si herën e parë, edhe nesër do të nisen nga sheshi “Marshall Tito”, do të vazhdojnë nëpër bulevardin “Ilinden” dhe do të përfundojnë në rrugën “JNA”.

Sipas tij, “çdo tetovar e di se këto emra të rrugëve ligjërisht nuk janë ndryshuar kurrë”, duke lënë të kuptohet se ndryshimet e shpallura ndër vite nuk janë formalizuar juridikisht.

Në fund të statusit, ai shton edhe një koment me tone ironike: “Edhe unë në rrugën ‘Boris Kidriç’, nr. 63 banoj.”

Statusi i Hajredinit vjen në prag të protestës së paralajmëruar nga BDI-ja në Tetovë dhe është interpretuar si një kritikë ndaj mënyrës se si janë trajtuar çështjet që lidhen me emërtimet e rrugëve në qytet.

Trending