Trendy

A do të përfundohet rrejti i kanalizimit në Kërçovë? Rokas: Neve si BE na figuron se ka përfunduar në 2024-tën

Para 2 orë

Zyrës së Bashkimit Europian në Maqedoni i figuron se kanalizimi nga Zajazi deri në Kërçovë ka përfunduar në vitin 2024, deklaroi ambasadori i BE në vend Mishalis Rokas gjatë vizitës së tij në këtë komunë. Pa hyrë në detaje për këtë çështje, tha se duhet të mbahet mbledhje teknike për të parë nëse mund të ketë ri-financim të projektit.

“Duhet të mbahet mbledhje teknike që të shohim se si mundet ky problem të zgjidhet, sepse neve si BE na figuron se ky projekt është përfunduar në vitin 2024, megjithatë nga ajo që mund të themi është se gjithmonë ekziston financim dhe ri financim për një projekt të këtillë dhe unë shpresoj se kryetari në muajt e ardhshëm do të mundet t’u përgjigjet konkretisht deri ku qëndron realizmi i projektit”, tha Rokas.

E kryetari i Komunës së Kërçovës Aleksandar Jovanovski, tha se ka marr premtime nga Qeveria se ky projekt do të përfundohet.

“Ky problem i shqetëson të gjithë qytetarët pa dallim etnik, probleme kemi në Zajaz, probleme kemi në Drugovë dhe në rrethinën e qytetit kështu që me ndihmën e qeverisë së VMRO-DPMNE-së dhe kryeministrit mora premtim se do ta zgjidhim sa më shpejt atë problem”, tha Jovanovski.

Kujtojmë se rrejti i kanalizimit nga Zajazi në Drugovë duhet të përfundonte në vitin 2024 dhe ishte i financuar me mjete të BE-së, megjithatë punimet ngecën për shkak se kompania dhe banka nga Azerbajxhani të cilat kishin tenderin bankrotuan; dhe gjithçka u bllokua./TV21

Trending