Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Trump: Mojtaba Khamenei është “90 për qind i eliminuar”

Trump: Mojtaba Khamenei është “90 për qind i eliminuar”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se komandantët kryesor ushtarak të Iranit janë vrarë dhe ka pretenduar se Mojtaba Khamenei, djali i liderit të ndjerë suprem, Ayatollah Ali Khamenei dhe pasardhës i tij, është “90 për qind i eliminuar”, transmeton Anadolu.

Duke folur në një intervistë për Fox News, Trump tha se kapacitetet ushtarake të Iranit janë dobësuar rëndë.

“Ata nuk kanë marinë. Nuk kanë forca ajrore. Gjithçka ka përfunduar. Mbrojtja e tyre kundërajrore ka përfunduar. Udhëheqësit e tyre janë vrarë të gjithë”, tha Trump.

“Udhëheqësit e tyre më të mirë janë vrarë. Ata kanë ikur. Khomeini ka vdekur”, tha ai, duke përdorur emrin e liderit të ndjerë të revolucionit iranian që vdiq në vitin 1989, ndërsa me sa duket i referohej Ali Khameneit, i cili sipas pretendimit të tij u vra në ditën e parë të sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit në fund të shkurtit.

Lexo edheDonald Trump kërkon të bëjë Orbanin shef të OKB-së

“Djali i tij është 90 për qind i eliminuar”, shtoi ai.

Mojtaba Khamenei thuhet se po rikuperohet nga plagët e marra gjatë sulmit ajror dhe nuk ishte i pranishëm në ceremonitë mortore të babait të tij të mbajtura këtë muaj në Iran dhe Irak.

Deklaratat erdhën teksa SHBA-ja dhe Irani shkëmbyen sulme të reja gjatë fundjavës, ndërsa Trump tha se SHBA-ja po “rikthen” një bllokadë ndaj Iranit dhe se do t’u kërkojë anijeve pagesë për kalim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit.

Më shumë për këtë

Trump paralajmëron sulm ndaj objektit bërthamor të Iranit: Do ta shkatërrojmë shpejtLajme · 1 javë më parëTrump përjashton përdorimin e armëve bërthamore kundër IranitLajme · 2 javë më parëSulm i ri ndaj Iranit përpara zgjedhjeve, çfarë i kërkoi Netanjahu presidentit Trump?Lajme · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme