Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Rrethrrotullimi në Neproshten, flasin nga “NP rrugët e Maqedonisë”: Punimet nuk po zvarriten, po zhvillohen me intensitet – asfaltimi së shpejti

Rrethrrotullimi në Neproshten, flasin nga “NP rrugët e Maqedonisë”: Punimet nuk po zvarriten, po zhvillohen me intensitet – asfaltimi së shpejti

Edhe pse shumë qytetarë kanë shprehur pakënaqësi dhe janë ankuar për zvarritjen e punimeve në rrethrrotullimin e Neproshtenit, nga  “NP Rrugët e Maqedonisë” janë deklaruar ekskluzivisht për tetova1, duke theksuar se punimet po zhvillohen me intensitet dhe sipas dinamikës së paraparë.

 

“Po punohet intensivisht në Neproshten, madje me kapacitete të shtuara të punëtorëve. Vonesat kanë ardhur si pasojë e disa çështjeve pronësore që është dashur të zgjidhen. Sipas dinamikës së punës, asfaltimi i rrethrrotullimit pritet të nisë më 20 të këtij muaji”, deklaruan nga ndërmarrja.

 

Lexo edheBeqiri: Asfaltohen pesë rrugë në Haraçinë, punimet vazhdojnë edhe në Orllancë e Grushinë

Ndryshe, punimet në këtë segment rrugor kanë qenë disa herë objekt i shtyrjes së afateve për përfundimin e projektit, gjë që ka shkaktuar reagime të shumta nga qytetarët për shkak të kolonave të gjata dhe vështirësive në qarkullim.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme