Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Trump refuzon takimin me Netanyahun shkaku i Turqisë

Trump refuzon takimin me Netanyahun shkaku i Turqisë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka refuzuar të caktojë një takim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, pas kritikave publike të liderit izraelit ndaj planit të Uashingtonit për t’i shitur Turqisë aeroplanë luftarakë F-35.

Sipas mediave amerikane, deklaratat e Netanyahut shkaktuan zemërim në Shtëpinë e Bardhë. Një zyrtar amerikan tha se Trump ishte “shumë i irrituar”, ndërsa një tjetër deklaroi se presidenti besonte se Netanyahu “nuk kishte të drejtë” të ndërhynte në strategjinë amerikane të mbrojtjes.

Përplasja bëri që një takim i mundshëm në Zyrën Ovale të mos realizohej. Zyrtarët amerikanë thanë se takimi nuk ishte autorizuar dhe nuk ishte vendosur në agjendën presidenciale, pavarësisht se pala izraelite kishte nisur përgatitjet për udhëtimin në Uashington, shkruan axios.

Më shumë për këtë

Zv/presidenti amerikan: Nuk e mbështes Netanyahun, nuk përfshihem në zgjedhjet izraeliteLajme · 6 ditë më parëDonald Trump kërkon të bëjë Orbanin shef të OKB-sëLajme · 8 orë më parëZgjedhjet në Izrael, Netanyahu rrezikon të humbasë pushtetin pas vitesh në krye të venditLajme · 11 orë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme