Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit jo vetëm që forcohet me Frontin Evropian, por çelikoset që askush të mos mundet ta rrënojë

Autori

Autori

Portali Tetova

March 27, 2024, 01:03

Sot me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit koalicionues për Frontin Europian ndërmjet Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Partisë Demokratike Turke, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ka theksuar rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit si një mjet për të ndryshuar statusin politik dhe për të forcuar pozitat e komuniteteve turke, boshnjake dhe rome në Maqedoninë e Veriut.

Duke u referuar në një bisedë me presidentin e ndjerë Boris Trajkovski, z. Ahmeti ka shprehur se Marrëveshja e Ohrit ka sjellë fitore edhe për besimin e tij personal, duke u bërë një simbol i pranimit dhe respektit të diversitetit fetar në vend.

“Mendoj se Marrëveshjes së Ohrit i duhen të gjitha partitë politike, për të ndryshuar statusin politik në Maqedoninë e Veriut.

U ndryshua statusi i popullit turk, boshnjak, dhe rom. Këtë ndryshim ma ka thënë dhe presidenti i ndjerë Trajkovski i cili më tha se me marrëveshjen e Ohrit kam fituar dhe unë, sepse u pranua dhe besimi i evangjelis që ishte i papranuar në këtë shtet. Marrëveshja e Ohroit është një pasuri dhe kapital për komunitetet që ishin të magjinalizuara”, tha Ahmeti.

Ahmeti ka vënë në dukje se Marrëveshja e Ohrit është forcuar dhe mbrojtur nga Front Evropian, duke e bërë atë një pasuri të patundur për të gjitha komunitetet që kanë qenë të margjinalizuara. Ai gjithashtu ka përmendur deklaratat e gjeneralit të ushtrisë turke gjatë inaugurimit të aeroportit të Aviacionit Ushtarak në Kuçovë, duke theksuar lidhjet historike dhe të forta mes dy kombeve, që janë të rëndësishme për të dy vendet dhe rajonin në përgjithësi.

“Marrëveshja e Ohrit jo vetëm që forcohet me këtë front por çelikoset që askush të mos mund as ta rrënojë as ta nëpërkëmbi, ky front ndërtohet me boshnjak, turq, rom e shqiptar, pikërisht këto e kanë pasurinë më të madhe të kësaj marrëveshjeje.
Më bëri pështypje deklaratat e gjeneralit të ushtrisë turke me rastin e inagurimit të aeroportit të Aviacionit Ushtarak në Kuçovë të Shqipërisë. Përveç marrëdhënieve etnike mes dy vendeve, ai veçoi edhe lidhjet tona 500 vjeçare, por në veçanti lidhjet e forta, urat e çelikta, shqiptarët e turqisë dhe turqit në shqipëri e rajon, kjo është lidhja më e madhe mes dy kombeve”, tha Ahmeti./Indeks.mk

Mos e humb

IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data

Më shumë nga kategoria

Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_8517
Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë! Mua më pret edhe shumë punë në Tetovë
IMG_8516
Gashi: Shqiptarët na mandatuan për t’i përfaqësuar në qeveri
IMG_8513
VMRO-DPMNE: Ne preferojmë VLEN-in në qeveri
IMG_8512
Pesha e votës, jo e njëjtë në të gjitha njësitë
IMG_8511
Mickoski shpalos parimet e qeverisë së re: Paralajmëron fuqi ekonomike dhe luftë kundër krimit
IMG_8508
Teuta Selimi denoncon burrin dhe vëllain në polici, dyshohet se njëri e sulmoi fizikisht në mëngjes e tjetri në mbrëmje

DIASPORA