Trendy

Kapet duke vozitur pa patentë, i konfiskohet BMW

Para 2 javë

Më 20.07.2026 në orën 22:35 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria personin E.R. (23) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës. Gjatë një kontrolli në trafikun rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve “BMW” me targa të Tetovës, të cilin ai e drejtonte dhe pas kontrolleve të kryera është konstatuar se e drejtonte automjetin pa pasur leje drejtimi, gjegjësishtë pa patentë shoferi. Automjeti është konfiskuar përkohësisht dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

Trending