Trendy

Nikolloski: Në autostradën Kërçovë – Ohër në muajt e ardhshëm do të lëshohen 10 kilometrat më të komplikuara për qarkullim

Para 2 javë

Ndërtimi i autostradës Ohër-Kërçovë po zbatohet me ritëm të përshpejtuar. Dy galeri janë përfunduar plotësisht, ndërsa puna intensive po zhvillohet në të tretën. Në muajt e ardhshëm do të hapim edhe 10 kilometra të tjerë, që janë më të ndërlikuarit, 10 kilometra ku hyjnë tunelet dhe galeritë, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, i cili sot inspektoi aktivitetet ndërtimore në trasenë dhe ndërtimin e galerive në segmentin nga Preseka në Kërçovë.

Nikolloski theksoi se tetë galeritë në të cilat po punohet janë punë e madhe inxhinierike, si dhe se paralelisht po punohet për stabilizimin e tokës, përfundimin e urave dhe dy tubave të tuneleve, gjë që, theksoi ai, do të thotë se kjo pjesë e autostradës do të jetë funksionale dhe do të vihet në funksion brenda pak muajsh nga sot.

Trending