Trendy

Greva në Greqi bllokon kufijtë, udhëtarët përballen me pritje

Para 2 orë

Udhëtarët që sot i janë drejtuar Greqisë, janë përballur me pritje dhe vonesa pas paralajmërimeve për grevë nga doganierët grek. Aksioni sindikal preku tre pikat kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Bogorodicën, Dojranin dhe Mexhitli. Greva u zhvillua sot nga ora 05:00 deri në orën 09:00 të mëngjesit me kohë të Maqedonisë së Veriut. Gjatë kësaj periudhe, kalimi i automjeteve të pasagjerëve është lejuar në çdo 10 minuta, ka funksionuar me ritme të ulëta ndërsa transporti i mallrave ka qenë tërësisht i ndërprerë. Në pikën kufitare Bogorodicë ka pasur rreth 30 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi, ndërsa situata ndryshon gjatë ditës me rritjen e fluksit. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se janë marrë masa për menaxhimin e situatës dhe se kapacitetet policore në pikat kufitare janë angazhuar për të lehtësuar qarkullimin.

Trending