Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

“Nuk ka fjalë për këtë dhimbje”, lagjja Nuhaj në zi pas tragjedisë së tre kosovarëve në Gjermani!

“Nuk ka fjalë për këtë dhimbje”, lagjja Nuhaj në zi pas tragjedisë së tre kosovarëve në Gjermani!

Lagjja Nuhaj është zhytur në pikëllim pas tragjedisë që i mori jetën tre anëtarëve të së njëjtës familje, të cilët humbën jetën në një aksident të rëndë rrugor.

 

Lajmi i kobshëm ka prekur thellë banorët e lagjes, të cilët kanë shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me familjen e viktimave. Përmes një mesazhi prekës, një bashkëfshatar tha se kjo humbje ka lënë një plagë të rëndë në zemrat e të gjithë komunitetit.

“Lagjja jonë Nuhaj është mbuluar nga dhimbja. Humbja tragjike e tre anëtarëve të një familjeje në një aksident ka lënë zemrat tona të thyera. Nuk ka fjalë që e lehtësojnë këtë dhimbje”, thuhet në postimin e tij.

 

Në fund të mesazhit janë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerëve, me lutjen që Zoti t’i mëshirojë viktimat dhe t’u japë forcë familjarëve për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme