Trendy

Të shtëna me armë në Saraj, qëllohet një automjet me dy persona brenda

Para 2 orë

Sipas denoncimit në polici, rreth orës 04:00, R.Z. (25) nga fshati Gllumovë i Shkupit ka raportuar se, ndërsa ndodhej së bashku me një shok në një automjet të parkuar në Saraj, pranë tyre janë afruar dy persona me motoçikletë.

Njëri prej tyre ka nxjerrë armë zjarri dhe ka qëlluar disa herë drejt automjetit, duke shkaktuar dëmtime në të.

Për fat të mirë, nga incidenti nuk ka persona të lënduar.

Policia po ndërmerr masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Trending