Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar për përfundimin dhe promovimin e një rruge të re në fshatin Xhepçisht, projekt i cili përfshin infrastrukturë moderne dhe kushte më të mira për banorët.
Sipas Kasamit, rruga e re ka një gjatësi prej mbi 600 metrash dhe përfshin ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, kanalizimit atmosferik dhe fekal, si dhe asfaltimin e plotë të rrugës.
“Xhepçishti po hyn në një fazë të re zhvillimi”, ka theksuar Kasami, duke shtuar se ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së përditshme të banorëve.
Ai uroi banorët për realizimin e projektit dhe paralajmëroi vazhdimin e investimeve të tjera infrastrukturore në periudhën e ardhshme.











